Sporte të tjera

16-vjeçari që theu rekord në 200 metra vrapim

Gout Gout

Atleti sensacional nga Australia, Gout Gout, ka hyrë në librat e rekordeve pasi është bërë 16-vjeçari më i shpejtë në histori, në 200 metra vrapim.

Ai këtë distancë e vrapoi për 20.04 sekonda, gjatë kampionatit të shkollave në Brisbane të shtunën.

E theu rekordin shtetëror të vendosur nga Peter Norman, i cili në vitin 1968 e fitoi medaljen e argjendtë olimpike.

Koha e Goutit është më e shpejta ndonjëherë nga ndonjë 16-vjeçar dhe e dyta më e shpejta nga ndonjë atlet nën moshën 18-vjeçare.

Rekordin e mban Erriyon Knighton, i cili në vitin 2021 si 17-vjeçar, e kishte përfunduar vrapimin 200 metra për 19.84 sekonda.

Gout aktualisht është duke u krahasuar me Usain Boltin.

Mediumi “ABC” i Australisë ka thënë të shtunën se Gout do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin e ardhshëm, për të ushtruar me kampionin olimpik të 100 metrave vrapim, Noah Lyles.

Gout është shpresë për medalje olimpike.

Në vitin 2032, Lojërat Olimpike do të organizohen në Australi, ndërsa Gout në atë kohë do të jetë 24-vjeçar.

VIDEO: