Sport

Zymer Bytyqi asiston në fitoren e Konyasporit

Konyaspor ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi duke e mposhtur Galatasarayn me rezultatin 2:0.

Te Konyaspori sulmuesi i krahut, Zymer Bytyqi, asistoi në golin e parë.

Nikoqirët shënuan në minutën e tetë me kokë për 1:0. Asistoi Zeqiri.

Për 2:0 shënoi Amar Rahmanoviq në minutën e 20-të.

Te Konyaspori në minutën e 70-të u inkuadrua edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi.

Endrit Çekiqi ishte në bankën rezervë.

Pas kësaj fitoreje Konyaspori është në pozitën e dytë me 52 pikë. Galatasaray renditet në vendin e 12-të me 35 sosh.