Sport

Zidane pritet të bëhet trajneri i Bayern Munchenit

Zinedine Zidane

Ish-futbollisti, Zinedine Zidane mund të bëhet trajner i Bayern Muenchenit nga edicioni i ardhshëm në Bundesligë.

Marrëveshja ndërmjet francezit dhe Bayernit është afër finalizimit, raportoi të premten mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

Zidane është opsioni i parë i klubit bavarez për të zëvendësuar Thomas Tuchelin pasi kandidati tjetër, Julian Nagelsmann ka rinovuar kontratën me Gjermaninë deri në vitin 2026.

51-vjeçari nuk ka drejtuar asnjë skuadër prej vitit 2021. Së fundmi ka drejtuar skuadrën e Real Madridit.

Zidane me gjigantin spanjoll ka fituar tri herë rresht Ligën e Kampionëve si trajner, ndërsa ka fituar edhe trofeun e Superkupës së Evropës dhe Kupës së Botës për klube. Titullin në La Liga e fitoi dy herë, dhe e ka një Superkupë të fituar po ashtu.