Mentor Zhdrella është futbollisti më i ri i Dukagjinit.
Të dielën, klubi nga Klina e ka prezantuar katër herë lojtarin më të mirë në Kosovë.
“Mentori ka një karrierë të pasur ne futbollin Kosovarë, ai ne të kaluarën ishte pjesë e shumë skuadrave ne futbollin e tonë, duke u paraqitur me disa klube te ndryshme, "Hysi", "Prishtina", "Feronikeli", janë vetëm disa nga klubet me të cilat ai është aktivizuar ne të kaluarën. Klubi i fundit me të cilin është paraqitur Zhdrella për një periudhë katër vjeçare është skuadra e KF Llapit, klub ne të cilin ishte edhe si kapiten ne dy edicionet e fundit. Mentori ishte përballur me një lëndim i cili e la jashtë fushave të gjelbërta për disa muaj, dhe tash pasi e ka tejkaluar do të jetë një ndihmesë e madhe për klubin me përvojën e tij dhe karrierën e pasur që ka pas vete”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.
Në stinorin vjeshtor Zhdrella nuk është aktivizuar te asnjë skuadër, pavarësisht që kishte arritur marrëveshje me Llapin.
Zhdrella ka stërvitur te 2 Korriku për ta mbajtur formën fizike.
Gjatë ditës, Dukagjini e ka prezantuar edhe sulmuesin nga Mali i Zi, Stefan Nikoliq.