Dhjetë muaj pasi u largua nga SHBA-ja për të luajtur basketboll në Rusi, ylli i NBA, Brittney Griner, ka zbritur në shtetin e saj të Teksasit.
Griner u burgos për transportimin e vajit të kanabisit në një aeroport të Moskës në shkurt dhe u këmbye me tregtarin rus të armëve Viktor Bout më 8 dhjetor, raportoi BBC-ja të premten.
Dyshja u panë duke kaluar në asfalt në aeroportin e Abu Dhabit.
Presidenti Joe Biden tha se Griner ishte "në gjendje shpirtërore të mirë" dhe se kishte nevojë për "kohë dhe hapësirë për t'u rikuperuar".
Ajo u dërgua në San Antonio, afër qytetit të saj të lindjes, Hjuston, ku do t'i ofrohet kujdes mjekësor pas qëndrimit në një koloni penale ruse.
Gruaja e saj, Cherelle Griner, e cila mori pjesë në njoftimin e Bidenit në Shtëpinë e Bardhë të enjten, pritet ta takojë basketbollisten atje.
“Brittney i është dashur të durojë një situatë të paimagjinueshme dhe ne jemi të emocionuar që ajo është në rrugën e saj për në shtëpi tek familja dhe miqtë e saj”, ka thënë komisioneri i NBA-së, Adam Silver në një deklaratë për kthimin e saj.