Xhudistët kosovarë u kthehen garave në tatami, si pjesë finale të përgatitjeve për Kampionatin Evropian të xhudos që mbahet në Varshavë të Polonisë prej 20 deri më 23 prill, shkruan sot Koha Ditore.
Dy xhudistë e tri xhudiste nga Kosova të premten (sot) e të shtunën (nesër) garojnë në turneun Grand Prix që mbahet në Antalya. Të premten (sot) garojnë Fjolla Kelmendi në kategorinë deri 48 kilogramë, Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë. Të shtunën në kategorinë deri 73 kilogramë garojnë Akil Gjakova e Kushtrim Gashi.
Në Antalya nuk do të garojë kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, por me gjithë mungesën e saj, Kosova pritet të fitojë medalje në bregdetin turk.
Nora është bartëse e parë në kategorinë e saj, ndërsa Distria e dyta. Por më e rëndësishme se medaljet do të jetë konfirmimi i formës para ngjarjes së parë të madhe të vitit - kampionatit evropian. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.