Xhudistët këtë fundjavë do të garojnë në Sofje të Bullgarisë. Por nuk do të jenë të angazhuar më të mirët.
Në kryeqendrën e Bullgarisë të shtunën të të dielën mbahet gara “European Open” kur do të marrin pjesë 402 xhudistë nga 43 shtete.
Kosova do të përfaqësohet nga Dardan Cena e Shpati Zekaj te xhudistët, si dhe nga Flaka Loxha e Debora Gjakova te xhudistet. Pra nuk do të jenë më të mirët, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova e Laura Fazliu.
Për Dardanin, Shpatin, Flakën e Dëborën gara në Sofje vlerësohet shumë e rëndësishme. Të gjithë ata janë në kërkim të shfaqjes së nivelit te të rriturit.