Sport

World Peace gjithmonë do të definohet nga rrahja që tronditi NBA-në

Metta World Peace nuk ka folur me Ben Wallacen që nga rrahja në vitin 2004. World Peace e përshkruan atë si “më të mirë se Game of Thrones”, ndonëse ai është miqësor me një nga nxitësit kyç të asaj rrahjeje. 

Ishte një moment themelor për NBA-në, një rrahje mes lojtarëve dhe tifozëve pranë fundit të ndeshjes ndërmjet Indiana Pacersit dhe Detroit Pistonsit. World Peace, atëbotë i njohur si Ron Artest, pengoi Wallacen që ishte në depërtim. 

Më pas Wallace e shtyu atë dhe një tifoz hodhi një pije në drejtim të Artestit. Më pas u bë kaos. Shëmtia e saj kishte dëmtuar imazhin e ligës me vite. “Cilat janë rregullat e jetës?”, pyet World Peace 39-vjeçar, së fundi në një dokumentar për jetën e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse kishte të drejtë apo jo që të shkonte në tribuna për t’u përleshur me tifozin që hodhi pijen, ai shtoi: “Njerëzit duhet të japin opinionet e tyre për zënkën dhe është më së miri kur të tjerët të thonë se ke qenë gabim”. Por mos e pyesni atë se çfarë kanë thënë njerëzit e tjerë për dokumentarin “Stuhia e Qetë: Storia e Ron Artestit” që do të shfaqet së shpejti. 

World Peace ende nuk e ka parë atë. Këto ditë, ai është i hapur për të diskutuar për të kaluarën e tij dhe për çdo gjë tjetër. Ai jep përgjigje shumë të menduara, por në momentin kur përfundon me përgjigje, të bënë të harrosh atë që ke pyetur. Ai thotë çfarë të dojë dhe kur të dojë. 

World Peace ka vazhduar me aktin e dytë, një që përfshin titullin kampion të NBAsë, aspiratën për t’u bërë trajner dhe punën me një grup investues që mbikëqyrë qindra miliona dollarë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)