Sport

Wenger pret të ketë trajnere në Premier League

Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se në një të ardhme do të ketë femra në postin e trajnerit të skuadrave të elitës angleze.

"Jam personalisht i bindur se do të ndodhë shpejt që një trajnere të jetë duke drejtuar një skuadër të Premier Leagues së Anglisë. Jam i bindur se në 10 apo 15 vjet nuk do të jetë e nevojshme të jesh specialist i futbollit për të menaxhuar një klub. Do të kesh aq shumë shkencëtarë të shkencave sportive në klub, kështu që njerëzit që do të sjellin skuadrën për të luajtur të shtunave do të jenë më tepër specialistë të menaxhimit sesa të futbollit. Kjo pasi vendimet e futbollit do të merren sipas analizave teknologjike", ka thënë Wenger përcjellin mediumet e huaja.