Sport

Vokrri e quan fantom Komisionin që ia refuzoi nënshkrimet

Kandidati i refuzuar për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, Gramoz Vokrri, e ka quajtur fantom Komisionin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të Kuvendit të rregullt zgjedhor për kryetar të FFK-së, i themeluar sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së më 2 mars, që të mërkurën (23 mars) ka refuzuar kandidaturën e tij.

Ai tha se Komisioni ka eliminuar me çdo kusht konkurrencën dhe frymën demokratike të procesit zgjedhor.

“Komisioni fantom i ‘pavarur’ brenda FFK-së vendos të refuzojë nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë çdo afati dhe normë statutare. Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurrencën dhe frymën demokratike të këtij procesi. Në arsyetimin e FFK-së kontestohen nënshkrimet e Kikës, Ulpianës dhe Prishtinës”, ka shkruar Vokrri në rrjetet sociale ku ka bashkangjitur edhe disa fotografi të cilat sipas tij e dëshmojnë të kundërtën e Komisionit.

 

Komisioni fantom i « pavarur » brenda FFK-së vendos të refuzojë nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë...

Posted by Gramoz Vokrri on Wednesday, March 23, 2022