Nuk ka dhënë fitues ndeshja e fundit e xhiros së 18-të të Premier Leagues.
Të dielën mbrëma Nottingham Foresti e Chelsea luajtën 1:1. Raheem Sterling shënoi për epërsinë e Chelseat në minutën e 16-të.
Rezultatin në 1:1 e barazoi Serge Aurier në minutën e 63-të. Chelsea vazhdon të mbetet shumë larg zonës që dërgon në Champions.
Mban pozitën e tetë me 25 pikë nga 16 ndeshje. Nottinghami është i 18-ti me 14 pikë nga 17 ndeshje.