Gaziantepi është lider në Superligën e Turqisë. Të premten mbrëma në kuadër të xhiros së katërt, Gaziantepi fitoi bindshëm, 5:2, ndaj Antalyasporit, Ishte ndeshja e parë e xhiros së parë.
Gaziantepi nuk di për humbje dhe është i pari në tabelë me 10 pikë. Ka tri fitore e një barazim. Antalyaspori është i teti me gjashtë pikë.
Futbollisti kosovar, Valmir Veliu, luajti prej minutës së 77-të për Gaziantepin. Ai vazhdon të paraqitet si zëvendësues. Te Antalyaspori në stol qëndroi i riu Amar Gërxhaliu.
Joao Figueiredo shënoi tre gola për Gaziantepin. Tomash Pekhart dhe Angelo Sagal shënuan nga një. Dy golat për Antalyasporin i shënoi Haji Wright.