Ish i dashuri i atletes olimpike nga Uganda, Rebecca Cheptegei, ka vdekur nga plagët e shkaktuara nga zjarri, ka njoftuar një spital në Keni.
Cheptegei vdiq javën e kaluar pasi asaj iu vë zjarri nga i dashuri i dikurshëm.
Dikson Ndiema i zuri pritën maratonistes teksa ajo po kthehej në shtëpi nga kisha, rreth 10 ditë më para. I ktheu benzinë asaj dhe i vuri flakën. Cheptegei e Ndiema ishin në konflikt për një pjesë të vogël toke në Keni, ku atletja jetonte dhe ushtronte.
Ndiema vdiq të hënën mbrëma në repartin e kujdesit intensiv, ku ishte shtruar me më shumë se 30 për qind djegie.
“Është e vërtetë që ai vdiq nga plagët e shkaktuara nga zjarri”, ka thënë një mjek për BBC.