Sylvinho ka përcaktuar ekipin startues të Shqipërisë për ndeshjen ndaj Polonisë që fillon në ora 20:45.
Tekniku brazilian ka vendosur për sistemin 4-3-3, ndërsa Sokol Çikalleshi, Myrto Uzuni e Jasir Asani janë në sulm. Asani debuton në këtë ndeshje.
Mesfusha përbëhet nga Klaus Gjasula, Kristiijan Asllani e Ylber Ramadani. Thomas Strakosha është në portë, ndërsa para tij janë Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ivan Balliu dhe Elseid Hysaj.
