Sport

Uruguai e ndal serinë e fitoreve të Argjentinës

Ronald Araujo dhe Darwin Nunez kanë shënuar në fitoren e Uruguait që të premten e ndali serinë e 14-të fitoreve rresht të Argjentinës.

Kjo ecuri e fitoreve për Argjentinën kishte nisur që nga Kupa e Botës 2022.

Araujo shënoi në minutën e 41-të për 1:0, kurse Nunez tre minuta para fundit, e vulosi rezultatin final të takimit, 2:0.

VIDEO (Goli i parë):

VIDEO (Goli i dytë):

Fituesja e Kupës së Botës, Argjentina, humbjen e fundit e kishte pësuar 2:1 nga Arabia Saudite në ndeshjen e parë të turneut që vitin e kaluar u mbajt në Katar.

“Nuk ndiheshim mirë”, ka thënë kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, pas ndeshjes.

“Humbja është test për ne. Uruguai është skuadër me intensitet të lartë dhe na vuri në vështirësi. Ata kanë lojtarë fizikë dhe të shpejtë në mesfushë. Nuk e gjetëm rrugën për ta mbajtur topin për periudhë të gjatë”, është shprehur Messi.

Tensionet gjatë ndeshjes [VIDEO]:

 

 

Argjentina, pavarësisht disfatës, mbetet në vendin e parë me 12 pikë në pesë ndeshje. Vendin e dytë e zë Uruguai me 10 pikë.