Manchester Unitedi ka shënuar fitoren e tretë rresht dhe ka forcuar pozitën e tretë në tableë.
“Djajtë e kuq” të dielën fituan në udhëtim te Nottingham Foresti me rezultatin 2:0. Ndeshja i takoi xhiros së 31-të të Premier Leagues angleze.
Antony shënoi në minutën e 32-të për 1:0 kurse Diogo Dalot realizoi për 2:0, me asistim të brazilianit Antony. Unitedi ka 59 pikë në vendin e tretë ndërsa Nottinghami në pozitën e 18-të ka 27 pikë.