Sport

Unitedi nuk lejon befasi në Kupën FA

Manchester Unitedi nuk ka lejuar befasi në kuadër të raundit të katërt të Kupës FA. “Djajtë e kuq” të dielën mbrëma fituan me rezultatin 4:2 ndaj Newport County, skuadrës së kategorisë së katërt të futbollit anglez. Mysafirët krijuan epërsi prej dy golave. Bruno Fernandes dhe Kobbie Mainoo, shënuan brenda 13 minutash lojë.

Bryn Morris në minutën e 36-të shënoi për 2:1, ndërsa Will Evans i barazoi shifrat për vendësit, dy minuta pas pushimit.

Por, golat e Antonyt në minutën e 68-të dhe Rasmus Hojlundit në minutën e katërt të kohës shtesë, bën që Unitedi të avancojë tutje.

Në rrethin tjetër të garës, Unitedi do të luajë kundër Bristol Cityt apo Nottingham Forestit.