Manchester Unitedi do të jetë disa javë pa mbrojtësin e krahut të majtë, Luke Shaw.
Ekipi anglez ka njoftuar të premten se Shaw ka pësuar lëndim të muskulit të këmbës dhe për këtë arsye është i detyruar të pauzojë.
Ai do t’i mungojë Unitedit të paktën në ndeshjet kundër Nottingham Forestit dhe Arsenalit në kuadër të Premier Leagues.
28-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm në dy ndeshjet e para të këtij edicioni tek Unitedi dhe mungesa e tij do të ndihet shumë në ekipin e trajnerit Erik Ten Hag.
Po ashtu, Unitedi është edhe pa mesfushorin Mason Mount, i cili për shkak të lëndimit nuk do të mund ta ndihmoj ekipin në dy duelet e ardhshme.
Aktualisht, Unitedi ka një fitore dhe një humbje pas dy xhirove të para të këtij edicioni në Premier League.