Sport

Unitedi kthehet te humbja

Pas fitores me rikthim dramatik ndaj Aston Villas ditë më parë, Manchester Unitedi është kthyer te humbja. Skuadra e Erik Ten Haagut ka pësuar nga Nottinghami Foresti në xhiron e 20-të të Premier Leagues. Nottinghami fitoi me rezultat 2:1.

Për Manchester Unitedin është humbja e tretë nga pesë xhirot e fundit. Ka vetëm një fitore dhe një barazim.

Vendasit realizuan golin e parë në minutën e 64-t. Shënoi Nicolas Dominguez. 14 minuta më pas rezultati u barazua nga Marcus Rashford. Kur pritej që Unitedi të fitonte pikë me përmbysje, në skenë doli Morgan Gibbs-White që në minutën e 82-të shënoi për tre pikët e Forestit.

“Djajtë e Kuq” janë në pozitën e shtatë me 31 pikë të tubuara. Nga 20 ndeshje, kanë nëntë humbje.

Ndërsa, Nottinghami ka 20 pikë dhe është në pozitën e 15-të.