Sport

Unitedi fiton me përmbysje ndaj Nottinghamit

Manchester United ka shënuar fitore me përmbysje të rezultatit ndaj Nottingham Foresit. Unitedi mposhti të shtunën Nottinghamin me rezultatin 3:2, ndonëse ishte duke pësuar 2:0 në katër minutat e parë të ndeshjes që i takoi javës së tretë të Premier Leagues së Anglisë.

Taiwo Awoniyi shënoi golin e parë në minutën e dytë. Dy minuta më vonë për 2:0 realizoi Willy Boly.

Christian Erikesn shënoi për 2:1 në minutën e 17-të, kurse Casemiro barazoi shifrat në minutën e 52-të.

Bruno Fernandes shënoi nga penalltia golin e fitores. Ai shënoi në minutën e 76-të.

Nga tri ndeshje United ka fituar gjashtë pikë, kurse Nottinghami ka tri pikë.