Sport

Unitedi arrin finalen e Ligës së Evropës

Manchester Unitedi është kualifikuar në finale të Ligës së Evropës, pasi eliminoi në gjysmëfinale klubin spanjoll, Celta Vigon.

“Djajtë e Kuq”, përkundër që barazuan sonte në “Old Trafford”, 1 me 1, në finale kualifikohet në finale me rezultat të përgjithshëm 2 me 1, raporton Koha.net.

Golin e vetëm për Unitedin e shënoi mesfushori belg, Fellaini, pas asistimit nga Marcus Rashford, i cili i kishte dhënë fitoren Unitedit në ndeshjen e parë.

Roncaglia shënoi në minutën e 85 golin e barazimit, ndërsa në minutën e 88 u përjashtua me të kuq për shkak të një përleshje me lojtarët e Unitedit.

Kurse në të njëjtin rast u ndëshkua me të kuq edhe mbrojtësi i Manchesterit, Bailly.

Ndeshja finale në Ligën e Evropës do të zhvillohet në “Friends Arena” në Suedi më 24 maj.