Sport

Ulpiana transferon sulmuesin senegalez Bebeto

Skuadra e Ulpianës ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit, Bebeto.

Faqja zyrtare e klubit në rrjetet sociale ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me 30-vjeçarin.

Lojtari i është bashkuar skuadrës në përgatitjet që po i zhvillojnë në Antalia të Turqisë.

Bebeto gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra si Gyirmot, Gaziantep, Kecskemeti, Ceyhan Spor dhe Isparta 32 Spor.