Skuadra e Ulpianës ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit, në ndeshjen që po luhet të mërkurën në Klinë, në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ulpiana që tashmë e ka konfirmuar rënien nga Superliga, e zhbllokoi rezultatin në minutën e 71-të.
Ishte Silvester Shkalla, ai që shënoi me kokë por arbitrit kryesor iu nevojitën rreth gjashtë minuta për ta pranuar golin pas konsultimit me dhomën e VAR-it.