Sport

Ulpiana barazon me Aksun e Kazakistanit

Skuadra e Ulpianës po vazhdon përgatitjet për stinorin pranveror në Antalia të Turqisë.

Të dielën, ekipi nga Lipjani e ka zhvilluar edhe ndeshjen e tretë miqësore.

Ulpiana ka barazuar 2:2 me ekipin Aksu nga Kazakistani. Aksu garon në kategorinë e dytë të futbollit në Kazakistan.

Golat për skuadrën kosovare i kanë shënuar Ardi Shala dhe Marclei Santos nga penalltia.

Ulpiana ka barazuar edhe Montanan nga Bullgaria 0:0. Ka vetëm një fitore në miqësoret e Antalias.