Sport

Ulpiana avancon ndaj Dukagjinit

Skuadra e Ulpianës ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit në ndeshjen që po luhet në stadiumin “13 Qershori në Klinë” dhe i takon xhiros së 15 të Superligës së Kosovës në futboll.

Ulpiana e zhbllokoi rezultatin në minutën e 55-të pas një kundërsulmi të shpejtë.

Ishte Ermir Rezi ai që shënoi përtoke, pasi mori top nga Gonzalez Junior.