Gjeorgjiani Ilia Topuria ka shtangur australianin Alexander Volkanovski, duke e nokautuar atë të shtunën mbrëma në raundin e dytë dhe duke ia rrëmbyer titullin e kategorisë pendël në serinë më të famshme të arteve marciale të përziera, në UFC.
Volkanovski ka humbur titullin e kampionit të botës në UFC pas plotë katër vjetëve.
Topuria është i pamposhtur në MMA. Gjeorgjiani që jeton në Spanjë e nokautoi Volkanovskin me një kombinim të fuqishëm djathtë e majtë në rundin e dytë.
Topuria në UFC është 7-0, që kur iu bashkua serisë në vitin 2020.
“Ndihem shumë i lumtur tash. Thoshin se s’do t’ia dal. Thjeshtë duhet besuar vetes dhe çdo gjë është që e mundur”, ka thënë Topuria, raporton agjencia AP.
Volkanovski kishte fituar titullin në kategorinë pendël në fund të vitit 2019.
Ilia Topuria has the kiss of death. pic.twitter.com/Z4znr7O4Jc
— Jack Krucial - The Combat Therapist??武 (@CombatTherapist) February 18, 2024