Një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave, Mike Tyson, është parë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Tysoni ka thënë vetë se “është afër vdekjes”.
56-vjeçari ka shqetësuar të gjithë adhuruesit e boksit, pasi është parë në aeroportin e Miamit se është në karrocë. Ai tash e një kohë është duke vuajtur nga dhimbjet në nervin shiatik. Pikërisht për shkak të këtij problemi, ai i kishte kaluar dy javë i shtrirë në vitin 2020. Problemet me fundin e shpinës kanë bërë që ai t’i japë fund karrierës si boksier profesionist në vitin 2005.
Karrierën e kishte nisur në vitin 1985 dhe në moshën 20-vjeçare u bë kampioni më i ri i botës që mbante titujt WBA, WBC dhe IBF.
Karrierën e mbylli me 50 fitore e gjashtë disfata. Dy vjet më parë në muajin korrik, zhvilloi një meç zbavitës me Roy Jones Jr.