Sport

Trepça ’89 befasoi kampionen në Gjilan, Drita mposhtet pas 14 ndeshjeve

Trepça ’89 e ka befasuar kampionen në fuqi, Dritën.

Të shtunën gjatë ditës, mitrovicasit fituan në udhëtim te gjilanasit me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 20-t në Superligën e Kosovës në futboll.

Golat për skuadrën vizitore i shënuan Zeki Ademi në minutën e 14-t dhe Adenis Shalës në fundin e pjesës së parë.

Për kampionen në fuqi shënoi Kastriot Rexha, 10 minuta para fundit. Drita mbetet e para me 44 pikë pas 20 xhirove, ndërsa Trepça ’89 kalon përkohësisht në vendin e pestë me 25 pikë, një më shumë se Feronikeli.

Në takimin tjetër të zhvilluar të shtunën, Drenica dhe Besa morën nga një pikë në ballafaqimin që u zhvillua në fushën sintetike në Drenas.

Drenica është e parafundit me 20 pikë nga po aq ndeshje, kurse Besa e fundit ka shtatë pikë.