Një ditë pasi ia siguroi qëndrimin në Kategorinë Superiore të Shqipërisë edhe për sezonin e ardhshëm, trajneri Zekirija Ramadani është larguar nga skuadra e Egnatias. Ishte vet Ramadani, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të mërkurën e konfirmoi largimin nga Egnatia.
Ramadani në postimin e tij ka falënderuar të gjithë te Egnatia, ekip drejtimin e të cilit e mori në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar duke e zëvendësuar Gugash Maganin.
“Të dashur miq! Doja të ju informoj sot përfundimisht se mbyllëm bashkëpunimin me KF Egnatia. Ishte një sezon me shumë vështirësi, por të gjithë bashkë siguruam edhe një sezon Superioren. Dua që t’i falënderoj të gjithë që ishin me mua në këtë rrugëtim, duke filluar nga punëtorët e fushës, stafin tim, ish-drejtorët e klubit, futbollistët që dhanë gjithçka për këtë aritje. Falemnderit edhe ‘Ultras Egnatia për mbështetjen që na dhuruat. Faleminderit presidentit Agim Demrozi që gjithë kohën ishte afër ekipit. Suksese në kampionatin e radhës Egnatia”, shkroi Ramadani në postimin e tij.
Ramadani në Kosovë ka drejtuar skuadrat si Prishtinën, Feronikelin dhe Trepçën ’89, skuadra me të cilat e ka fituar titullin e kampionit