Sport

Trajneri Ramadani e nis me fitore aventurën në Arabi

Ish-trajneri i disa skuadrave në Kosovë, Zekirija Ramadani, e ka nisur me fitore aventurën në Arabinë Saudite.

Trajneri Ramadani, kampion me Trepçën ’89, Feronikelin dhe Prishtinën në Superligën e Kosovës në futboll, fitoi në duelin e xhiros së parë me Ohodin në krye të skuadrës.

Ohodi të mërkurën në mbrëmje fitoi me rezultatin 2:0 në udhëtim te Hajeri.

 

Muhammad Kamal në minutën e 25-të dhe dhe Karim Aribi në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë, shënuan golat e fitores për skuadrën e trajnerit Ramadani.

Ohodi është skuadër që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit të Arabisë Saudite.

Image