Sport

Trajneri i Ulpianës i pakënaqur me barazimin ndaj Dukagjinit

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, është shprehur i pakënaqur me pikën e fituar në ndeshjen ndaj Dukagjinit.

Trajneri i skuadrës nga Lipjani thotë se problemet e shumta me lëndime ndikuan që të mos arrihet fitorja në këtë përballje.

“Nuk jam i kënaqur me pikën që kemi marrë. Nuk arritëm të japim atë që kishim përgatitur pasi kishim edhe dy mungesa, si dhe dy ndërrimet e detyruara bënë që kjo ndeshje të shkojë në barazim. Ka qenë ndeshje me dy fytyra. Kemi pesë pikë në këto ndeshje, nuk është që jam i kënaqur, por jemi duke luajtur jashtë stadiumit tonë dhe duhet të vazhdojmë”, deklaroi Tetova.