Sport

Trajneri Garcia flet për situatën e Osimhenit

Trajneri i Napolit, Rudi Garcia, ka folur rreth largimit të mundshëm të yllit të sulmit, Victor Osimhen.

Nigeriani vlerësohet si një prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë që prej vitit 2021.

Megjithatë, pas zhvillimeve të fundit te skuadra napolitane, është raportuar se ai mund të largohet në janar ose në verën e vitit të ardhshëm.

Osimheni do të marrë masa ligjore kundër kampionit të Serie A, pasi është tallur në një video në TikTok.

Osimheni në edicionin e kaluar shënoi 26 gola, kur Napoli e fitoi titullin e parë të kampionit që prej vitit 1990. Dhe ai mund të transferohet te Real Madridi.

Rreth situatës së krijuar së fundmi ka folur trajneri Rudi Garcia.

“Mund t’ju siguroj se ai e do këtë fanellë dhe do të japë më të mirën në këtë edicion. Asnjë dëm nuk është synuar për t’u bërë me video, ato ishin lëvizje instiktive. Nuk e di nëse Osimheni do t’i publikojë sërish fotografitë e tij me fanellën e Napolit”, ka thënë ai për mediumin “ESPN”.