Sport

Trajneri Driton Kuka me nxënësit e tij udhëheqin në kategorizim

Arritjet e xhudistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare janë bindshëm larg arritjeve të sportistëve të sporteve të tjera individuale. Sukseset në Lojërat Olimpike, Botërorë, Evropianë dhe gara tjera të mëdha ndërkombëtare, kanë bërë që xhudoja të ketë numrin më të madh të sportistëve në listën që do të përfitojnë financiarisht nga Rregullorja për Kategorizimin e Sportistëve dhe Trajnerëve.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të enjten e ka publikuar renditjen preliminare, ndërsa të kategorizuar janë plot 13 xhudistë.

Kategorizimi në sport tashmë është kompetencë e plotë e MKRS-së, ndërsa më herët është bërë nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Listës i prijnë dy fitueset e medaljeve të arta olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Dy të artat në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” kanë fituar pikët maksimale – nga 100.

Pas tyre është Akil Gjakova me 60 pikë. Akili fitoi të artën në Kampionatin e Hapur Evropian në Prishtinë. Pastaj vjen Laura Fazliu me 50 pikë. Loriana Kuka i ka 40 pikë, ndërsa Flaka Loxha, Erza Muminoviq e Fatjona Kasapi i kanë nga 30 pikë. Shpati Zekaj kategorizohet me 20 pikë, kurse nga dhjetë pikë kanë fituar Dëbora Gjakova e Anes Veseli. Blin Kuka ka 6.25 pikë, derisa listën e mbyll Laurita Gashi me 3.75 pikë.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka fituar 243.125 pikë në kategorizim. Pas kryemjeshtrit Kuka nga sporti i xhudos me 1.875 pikë është Dukagjin Gashi.

Nga sporti i boksit me 60 pikë e para është Donjeta Sadiku, kurse trajnerja e saj, Marjola Sallauka ka 30 pikë.

Bashkim Bajoku ka 30 pikë, kurse vëllai i tij Shpetimi 20 pikë. Taulant Jakupi dhe Drilon Thaqi kanë nga 18.75 pikë në kategorizim. Trajneri i boksit Besim Brahimi ka 25 pikë, kurse nga 9.375 pikë kanë dy trajnerët e tjerë të boksit, Lekë Ramoja dhe Votim Zaplluzhani.

Kategorizimi ka vlerë të madhe, pasi në bazë të tij ndahet buxheti i shtetit për federatat sportive e po ashtu përcaktohet përkrahja për trajnerët dhe sportistët. Sa më lart në renditje, të hyrat janë më të mëdha.

Kategorizimi bëhet në bazë të dokumentacionit që dorëzojnë federatat sportive.

Sipas Rregullores për Kategorizimin e Sportistëve dhe Trajnerëve, kohëzgjatja e përfitimit të të drejtave nga kjo kategori është tre vjet për sportet individuale dhe katër vjet për sportet kolektive.

Lista e sportistëve

Xhudo

Nora Gjakova – 100 pikë

Distria Krasniqi – 100 pikë

Akil Gjakova – 60 pikë

Laura Fazliu – 50 pikë

Loriana Kuka – 40 pikë

Flaka Loxha – 30 pikë

Erza Muminoviq – 30 pikë

Fatjona Kasapi – 30 pikë

Shpati Zekaj – 20 pikë

Debora – Gjakova – 10 pikë

Anes Veseli – 10 pikë

Blin Kuka – 6.25 pikë

Laurita Gashi – 3.75 pikë

Boks

Donjeta Sadiku – 60 pikë

Bashkim Bajoku – 30 pikë

Shpetim Bajoku – 20 pikë

Taulant Jakupi – 18.75 pikë

Drilon Thaqi – 18.75 pikë

Mundje

Egzon Shala – 50 pikë

Lonisa Reka – 15 pikë

Egzon Xhoni – 5 pikë

Bodybuilding

Kushtrim Bajraktari – 35 pikë

Rilind Musa – 35 pikë

Betim Krasniqi – 3 pikë

Granit Kuleta – 20 pikë

Flamur Rexhaj – 20 pikë

Atletikë

Muhamet Ramadani – 30 pikë

Gresa Bakraçi – 5 pikë

Taekwondo

Bleron Ademi – 20 pikë

Denis Bllaca – 10 pikë

Arnis Agushi – 10 pikë

Jon Gashi – 6.25 pikë

Rona Gashi – 5 pikë

Boulling

Albin Osmani – 20 pikë

Kaula Haziri – 5 pikë

Kikboks

Rron Kasumi – 8.75 pikë

Arbër Salihu – 5 pikë

Doneta Menxhiqi – 5 pikë

Shkurta Ismajli – 4.375 pikë

Aeronautikë

Veton Sylaj – 5 pikë

Kosovare Leskovci – 5 pikë

Çiklizëm

Sibora Kadriu – 5 pikë

Blerton Nuha – 5 pikë

Motoçiklizëm

Arbenit Beqiraj – 5 pikë

Muay-thai

Erona Shabani – 5 pikë

Lindon Demiri – 5 pikë

Pingpong

Kreshnik Mahmuti – 5 pikë

Shega Hashani – 5 pikë

Skitari

Drin Kokaj – 5 pikë

Lirika Deva – 5 pikë

Triathlon

Albina Bojaxhiu – 5 pikë

Albion Ymeri – 5 pikë

Lista e trajnerëve

Xhudo

Driton Kuka – 243.125 pikë

Dukagjin Gashini – 1.875 pikë

Boks

Marjola Sallauka – 30 pikë

Besim Brahimi – 25 pikë

Lekë Ramoja – 9.375 pikë

Votim Zaplluzhani – 9.375 pikë

Bodybuilding

Esat Lata – 37.5 pikë

Sabri Dragusha – 17.5 pikë

Kushtrim Bajraktaraj – 17.5 pikë

Mundje

Sylejman Shala – 25 pikë

Ferat Ramadani – 7.5 pikë

Ziber Xhoni – 5 pikë

Taekwondo

Blerim Ademi – 17.5 pikë

Arnis Agushi – 8.125 pikë

Flamur Visoka – 5 pikë

Atletikë

Shaban Ramadani – 15 pikë

Adnan Demalijaj – 5 pikë

Boulling

Nysret Haziri – 15 pikë

Çiklizëm

Besart Nuhaj – 10 pikë

Triathlon

Besnik Jashanica – 10 pikë

Kikboks

Ilir Menxhiqi – 9.375 pikë

Nesret Salihu – 7.187 pikë

Aeronautikë

Naim Ukaj – 5 pikë

Fadil Gërguri – 5 pikë

Motoçiklizëm

Agron Kelmendi – 5 pikë

Muay-thai

Viola Kuraliu Hoti – 5 pikë

Korab Sinani – 5 pikë

Pingpong

Besim Hajdari – 5 pikë

Ridvan Hashani – 5 pikë

Skitari

Agim Pupovci – 5 pikë

Kushtrim Deva – 5 pikë