Trajneri Erdin Hashani ka qenë shumë kritik në përzgjedhjen e trajnerëve, dhe ka thënë se në fund, faturën e paguan presidenti i klubit dhe skuadra.
Ai shtoi se trajnerët nga vendet tjera të vijnë, por të vijnë me një synim.
“Faturën në fund e paguan presidenti i klubit. Para se të marrim trajnerë nga jashtë, duhet të dihet qëllimi, vendi i parë, i dytë apo i tretë. Jo vetëm ta marrin e pastaj të diskutohet si në këtë rast Feronikeli, që është me një pikë për të rënë nga liga, marrë parasysh kualitetin dhe potencialin që e ka. Klubi i ka fajet, jo trajnerët të cilët ua mbushin mendjen”, tha Hashani që më pas shtoi se trajnerëve po ua kryejnë ndeshjet kryesitë e klubeve.
“Trajnerëve po ua kryejnë lojërat kryesitë e klubeve, me aleatë e gjëra tjera. Fjala e trajnerit duhet të jetë vendimtare. Nuk duhet të ketë ndërhyrje. Klubet duhet të vetëdijesohen, pasi futbolli i Kosovës është shumë i vështirë për t’u luajtur. Te ne është shumë interesant. Mund të presin shumë mirë, por kur ta kthejnë shpinën, bëhen shumë të këqij. Duhet të bëhet një balancim. Çdo trajner që vjen duhet ta ketë një qëllim”, theksoi Hashani.