Sport

Tottenhami në pjesën e dytë siguron fitoren ndaj Evertonit

Një gol nga penalltia i Harry Kanet dhe një tjetër i Pierre-Emile Hojbjerg i siguruan fitoren Tottenhamit ndaj Evertonit. Ndeshja e së shtunës mbrëma i takoi Premier Leagues dhe u vendos në pjesën e dytë.

Kapiteni Kane shënoi nga pika e bardhë në minutën e 59-të për 1:0, ndërsa në minutën e 86-të, Hojbjerg shënoi për 2:0.

Tottenhami kështu mban hapin me skuadrat e kreut. Renditet i treti me 23 pikë. Evertoni është i 14-ti me dhjetë pikë.

Të dy skuadrat i kanë luajtur nga dhjetë ndeshje.

Ndeshjet Leicester City – Crystal Palace (0:0) dhe Fulham - Bournemouth (2:2) nuk dhanë fitues. Wolverhamptoni fitoi 1:0 ndaj Nottingham Forestit.