Sport

Tottenhami mposht Nottinghamin në udhëtim

Skuadra e Tottenhamit ka shënuar edhe fitoren e dytë rresht në kampionatin anglez.

Pas triumfit ndaj Newcastlet, Tottenhami e mposhti edhe skuadrën e Nottingham Forestit. Ndeshja e parë e xhiros së 17-të, që u luajt të premten, përfundoi me shifrat 2:0 në favor të Tottenhamit.

Me këtë fitore, Tottenhami është forcuar në pozitën e pestë në tabelë me 33 pikë, ndërsa Nottighami mbetet në pjesën e poshtme me vetëm 14 pikë.

Sulmuesi i Brazilit, Richarlison e zhbllokoi rezultatin në minutën e dytë të kohës shtesë të pjesës së parë. Golin e dytë dhe të fitores për Tottenhamin, e shënoi Dejan Kulusevski që ishte asistues të goli i parë. Kulusevski realizoi në minutën e 65-të për 2:0.

Prej minutës së 70-të, Tottenhami luajti me një lojtar më pak pasi Yves Bissouma u përjashtua direkt me karton të kuq.