Tottenhami ka fituar në Premier League në kuadër të xhiros së 27-të të shtunën pasdite.
Tottenhami i drejtuar nga Antonio Conte mposhti 3:1 skuadrën e Nottingham Forestit, që po lufton për mbetje në elitë.
Dy golat e pjesës së parë i shënoi Harry Kane.
Të parin e realizoi në minutën e 19-të, kurse të dytin nga penalltia në minutën e 35-të.
Heung-Min Son shënoi për 3:0 në minutën e 62-të.
Joe Worrall vulosi rezultatin final të kësaj përballjeje në minutën e 81-të.
Tottenhami në vendin e katërt ka 48 pikë, ndërsa Nottingham Foresti mbetet me 26 pikë.