Sport

Tottenhami fiton ndeshjen e tretë rresht

Tottenhami e ka shënuar fitoren e tretë rresht në elitën e futbollit anglez.

Të shtunën, Tottenhami e mposhti Evertonin, duke ia shkaktuar humbjen e parë në ligë pas katër fitoreve të njëpasnjëshme.

Ndeshja e xhiros së 18-të përfundoi 2:1 në të mirë të vendësve.

Richarlison dhe Heung-Min Son në minutën e nëntë dhe të 18-të, shënuan golat e fitores.

Portugezi Andre Gomes e realizoi golin e vetëm për Evertonin në minutën e 82-të.

Tottenhami ka 36 pikë pas 18 ndeshjeve të luajtura, kurse Evertoni mbetet me 16 pikë.

Në duelet tjera, Burnley mposhti Fulhamin në udhëtim 2:0, Lutoni fitoi ndaj Neëcastlet 1:0, kurse Bournemouthi fitoi krejt në fundin e ndeshjes në udhëtim te Nottinghami, 3:2.