Sport

Tottenhami fiton ndaj Lutonit me rikthim të rezultatit

Tottenham

Tottenhami ka shënuar tjetër fitore në Premier League.

Të shtunën gjatë ditës në shtëpi mposhti Lutonin me rikthim të rezultatit, 2:1, në ndeshjen e xhiros së 30-të të Premier Leagues.

Mysafirët i befasuan nikoqirët që në minutën e tretë kur Ross Barkley asistoi për holandezin Tahith Chong, që shënoi për 1:0.

Por autogoli i Issa Kabores dhe goli i Heung-Min Sonit në minutën e 86-të, i dhuruan fitoren skuadrës së Tottenhamit.

Tottenhami është në garë për top-katërshe dhe aktualisht ka 56 pikë në vendin e pestë.

Lutoni lufton për mbetje në elitë.

Ka 22 pikë në vendin e 18-të, aq sa ka edhe Nottingham Foresti në vendin e 17-të, që siguron qëndrimin në Premier League edhe për një sezon.