Sport

Tottenhami favorit për Malinovskyin

Mesfushori me tipare sulmuese, Ruslan Malinovskyi, pritet që karrierën ta vazhdojë në Angli, te skuadra e Tottenhamit. “Daily Malil” ka raportuar të mërkurën se Tottenhami po konsiderohet favorit për transferimin e ukrainasit në afatin kalimtar të janarit.

Mësohet se Tottenhami ka parakaluar West Ham Unitedin dhe Nottingham Forestin në garën për Malinovskyin. 29-vjeçari thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Tottenhamin, që pritet t’i ofrojë Atalantas rreth 20 milionë euro për kartonin e tij.

Malinovskyi është pjesë e ekipit italian prej vitit 2019, ndërsa ka kontratë deri në fund të këtij sezoni. Në 11 ndeshje në Serie A këtë edicion, ai ka një gol e një asistim.