Jetmir Topalli e ka shënuar golin e gjashtë në rangun e dytë të futbollit të Turqisë.
Sulmuesi nga Kosova ka shënuar gol në ndeshjen që skuadra e tij Istanbulspori, barazoi në shtëpi kundër Keciorengucu, 1:1.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 29-të të Ligës së Parë të Turqisë.
Topalli e realizoi golin e barazimit në minutën e 44-rt të ndeshjes. U asistua nga Eslem Ozturk. 24-vjeçari luajti deri në minutën e 70-të.
Valon Ethemi ishte titullar te vendësit dhe e kompletoi ndeshjen. Eduard Rroca u inkuadrua në minutën e 70-të.
Arb Manaj ishte në bankën rezervë te mysafirët, por nuk u inkuadrua fare.