Jetmir Topalli dhe Valon Ethemi kanë realizuar gola në fitoren e Istanbulsporit ndaj Bursasporit.
Istanbulspori të premten në mbrëmje fitoi me rezultatin 3:1 në kuadër të raundit të 32-të të Ligës së Parë të Turqisë, që është rangu i dytë i futbollit turk.
Eduard Rroca humbi penalltinë në minutën e 31-të për vendësit, kur e pati rastin t’i barazonte shifrat.
Ndërkohë, Ethemi e shënoi golin për 2:1 në minutën e 68-të.
Topalli vulosi çështjen e fituesit me golin e minutës së gjashtë të kohës shtesë.
Rroca u zëvendësua në minutën e 70-të, kurse Ethemi doli nga loja në minutën e 69-të. Topalli e kompletoi ndeshjen.
Kristal Abazaj ishte në stol te vendësit.
Topalli këtë edicion ka nëntë gola të shënuar e katër asistime.
Ethemi ka shënuar gjashtë gola ndërsa ka kontribuuar me shtatë asistime.
Istanbulspori është i katërti me 54 pikë në 30 ndeshje të luajtura.