Greqia është përfaqësuesja e fundit e kualifikuar në çerekfinale të Eurobasketit.
Greqia të dielën mbrëma në Berlin fitoi ndaj Çekisë me rezultatin 94:88. Ishte kjo ndeshja e fundit e një të tetës së finales.
Giannis takes over in the 4th quarter against Czech Republic! #EuroBasketGame. Set. Giannis ?? #EuroBasket x #BringTheNoise
Posted by FIBA EuroBasket on Sunday, September 11, 2022
Superylli Giannis Antetokounmpo ishte i pandalshëm me 27 pikë, dhjetë kërcime e pesë asistime. Tomas Satoransky ishte më i miri te Çekia me plot 17 asistime.
Greqia në çerekfinale takohet me Gjermaninë. Spanja – Finlanda, Franca – Italia dhe Sllovenia – Polonia janë çerekfinalet e tjera.