Sport

Tifozi anglez thotë se pritje si në Kosovë s’ka parë kurrë

Loja Angli-Kosovë e cila pritet të mbahet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka mbledhur një numër të madh të fansave anglezë në kryeqytet. Të njëjtit janë paraqitur të kënaqur me pritjen që iu është bërë në Kosovë.

Matt i cili ka ardhur nga Newcastle të Anglisë, thotë se një pritje e tillë nuk iu është bërë ende në asnjë vend të botës.

Ai thotë se bashkë me ekipin kanë qenë në mbi 30 vende të botës, por se askund nuk janë pritur më mirë se në Kosovë.

“Emri im është Matt, jam nga Newcastle Angli. Jam këtu për lojën e Anglisë kundër Kosovës, nesër në mbrëmje. Mikpritja është e tillë siç nuk e kam marrë askund tjetër. Kam qenë në më shumë se 30 vende me Anglinë, asnjëherë nuk kemi marrë një mirëpritje të tillë. Bëjë disa punë për Shoqatën e Mbështetësve të Futbollit, kështu që jemi këtu të ndihmojmë fansat e Anglisë”, ka thënë ai.

Matt, video e të cilit është publikuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, thotë se fitoren ndaj Kosovës do ta kenë të vështirë, ndonëse shpreson që rezultati të jetë 2:1, në favor të Anglisë.

“Shpresojmë në fitore, por nuk besoj që do të jetë e lehtë, 2-1 ndoshta. Është një lojë e rëndësishme për Kosovën, atmosfera duhet të jetë shumë e mirë, kështu që shpresojmë që do të fitojmë 2-1”, ka thënë ai.

 
Kosovo v England Game in Pristina

“The welcome is like I have received nowhere else!” - Matt from Newcastle describes the fantastic welcome he has experienced in Kosovo, in advance of tomorrow night’s #KOSENG match. See our advice for England fans visiting Kosovo: https://bit.ly/2psWk0A #SportisGREAT #UKinKosovo

Posted by British Embassy, Pristina on Saturday, November 16, 2019