Sport

Tifozët e Nottinghamit nuk e duan portierin Muriq

Foto: Getty Images

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga skuadra e Nottingham Forestit, përcjell “NottinghamPost” të hënën.

Në një sondazh, tifozët e Nottinghamit kanë kërkuar largimin e Muriqit në janar, pasi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij deri më tani.

Muriq është në mesin e katër lojtarëve që kanë marrë më së shumti vota (15%) që të largohen nga ekipi.

Ai para fillimit të këtij edicioni u huazua te Nottinghami për një vit nga Manchester City, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

21-vjeçari deri më tani ka vetëm pesë paraqitje për Nottinghamin në të gjitha garat.