Sport

Thaqi: Po na penalizojnë mungesat dhe referimi

Mungesat e shumta dhe referimi jo i duhur po bën që Malisheva të mos marrë rezultatet e synuara, ka thënë pas ndeshjes së humbur nga Ulpiana, trajneri Arsim Thaqi.

“Duhet ta analizojmë këtë lojë. Mungesat që i kemi pasur edhe në të kaluarën në mbrojtje, por edhe për këtë ndeshje ku mungoi Bruqi, u vërejt mungesa e tij. Ulpianës ia uroj fitoren. E kemi vetëm një fitore në shtëpi por kemi luajtur me skuadra të forta. Megjithatë edhe barazimi është rezultat pozitiv për një ekip si Malisheva. Brengosëse është që në disa ndeshje, rezultatet e dobëta kanë ardhur për shkak të referimit. Skuadrat si Malisheva, Ulpiana, nuk kanë fond të lojtarëve. Neve na ka dëmtuar fitorja e Llapit kundër Malishevës 6:0. Kjo na ka penalizuar sepse lojtarët e mi para se të nisë loja e llogaritën si ballafaqim të lehtë”, ka thënë trajneri Thaqi pas ndeshjes.