Sport

Tetova: Reagimi i lojtarëve pas disfatës nga Llapi ishte i shkëlqyer

Ulpiana në xhiron e kaluar e pësoi humbjen më të thellë në Superligë në edicionin e sivjetmë, por për trajnerin e skuadrës, Edlir Tetova, e rëndësishme është që kjo nuk la pasoja në duelet e radhës.

Ulpiana të shtunën fitoi në udhëtim te Malisheva 2:1, ndërsa Tetova theksoi se është punuar në aspektin psikik.

“Jam i lumtur me fitoren. Lejuam hapësira por në fund fituam. Kemi punuar në anën psikike pas disfatës nga Llapi dhe reagimi i tyre ishte shumë i mirë. Kishim shumë mungesa dhe duhet të luajmë me lojtarë të njëjtë. Synojmë fitore tani edhe në shtëpi”, u shpreh Tetova.