Ulpiana e mposhti skuadrën e Drenicës në udhëtim me rezultatin minimal 1:0 dhe pikët e plota sipas trajnerit të kësaj skuadre kanë ardhur falë moralit të lartë që mbizotëron brenda ekipit.
“Vinim nga rezultatet pozitive të skuadrës dhe ishte gjë e mirë për ekipin. Morali brenda grupit është shumë i lartë. Provuam kundërsulmin ndërsa në pjesën e parë kishim defekte në mbulimin e pozitave në mesfushë. Në pjesën e dytë u rregulluan ekuilibrat dhe ia arritëm që ta fitojmë këtë duel”, ka thënë pas ndeshjes Edlir Tetova.