Sport

Tetova: Kishim mundësi të fitonim

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij kishte mundësinë që ta fitonte tërë ndeshjen, por nuk shkoi gjithçka sipas planit.

Tetova, megjithatë, tha se është i kënaqur me pikën e fituar nga ballafaqimi i së dielës me Malishevën.

“Jam i kënaqur me skuadrën pasi shfaqi lojë agresive. Mundësitë ishin që ta fitojmë ndeshjen, por ashtu si shkoi loja, jam realisht i kënaqur. Me lëndimin e Esosa Priestleyt, ishim të detyruar që ta ndryshonim edhe skemën e lojës. Kjo na prishi planet dhe nuk i arritëm qëllimet tona”, deklaroi Tetova.