Trajneri i Ulpianës, Edl
ir Tetova ka thënë se ekipi i tij e arriti qëllimin ndaj Dukagjinit pasi e mori një pikë. Ulpiana luajti 1:1 në udhëtim te Dukagjini dhe për Tetovën, ky është një rezultat i kënaqshëm. Megjithatë, Tetova ka thënë se Ulpiana e ka fituar këtë ndeshje pasi shtoi se Dukagjini nuk respektoi rregullin e ferplejit kur e shënoi golin e barazimit në fund të ndeshjes.
“Kishim ardhur për një rezultat pozitiv dhe e arritëm qëllimin. Për mua, Ulpiana e ka fituar ndeshjen pasi lojtarët e Dukagjinit nuk e respektuan rregullin e ferplejit kur shënuan golin e barazimit. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit që ka treguar rritje në secilën xhiro dhe do të presim ndeshjet e radhës për t’u përmirësuar edhe më shumë”, ka thënë Tetova.